Animatori i famshëm amerikan,Hollingsworth mysafir i sivjetshëm në ‘Anibar

Animatori i famshëm amerikan,Hollingsworth mysafir i sivjetshëm në ‘Anibar

Animatori i famshëm amerikan, Mike Hollingsworth, do të jetë pjesë e edicionit të 15-të të Festivalit Ndërkombëtar i Filmit të Animuar, “Anibar”.

“Mike Hollingsworth do të ndajë me audiencën e ‘Anibar’ rrugëtimin e tij të jashtëzakonshëm, nga krijimi i animacioneve të shkurtra për festivale, ashtu si Anibar, deri te ndihma për të krijuar serialin e parë të animuar të Netflix, ‘BoJack Horseman”, thuhet në njoftimin e festivalit, që do të mbahet nga data 15 deri më 21 korrik në Pejë.

Mike Hollingsworth u bë animatori i parë i punësuar nga Netflix kur drejtoi episodin pilot të “BoJack Horseman” në vitin 2013. Ai mbikëqyri prodhimin e të gjitha gjashtë sezoneve si regjisor mbikëqyrës dhe më vonë si bashkë-producent ekzekutiv, raporton rtk.

“BoJack Horseman” arriti një sukses të madh kritik, duke u renditur si seriali më i mirë origjinal i Netflix të të gjitha kohërave nga Thrillist dhe Uproxx, ndërsa IndieWire e quajti “BoJack Horseman” serialin më të mirë të animuar të të gjitha kohërave.

BBC e deklaroi “BoJack Horseman” si “animacionin më të mirë të shekullit 21”.

Share This