Angli-Zvicër shkon në vazhdime
Përballja mes Anglisë dhe Zvicrës, ka shkuar në vazhdime pasi që koha e rregullt u mbyll baras 1-1.
‘Tre Luanët’ dhe zviceranët po përballen në Dusseldorf në çerekfinalen e Evropianit ‘Gjermani 2024’.
Fraksioni i parë i kësaj sfidë ka dhënë një lojë mesatare, me pak raste të krijuara, megjithatë, ishte skuadra angleze që e kërkojë më shumë golin.
Të besuarit e Southgate patën një rast të mirë në finish të kësaj pjesë, por ishte Granit Xhaka që evitoi duke ndërhyre në momentin e duhur.
Pjesëloja e dytë solli dy gola. Fillimisht zviceranët përmes Embolo (75’) kaluan në epërsi prej 1-0. Mirëpo, gëzimi i skuadrës helvete nuk zgjati shumë pasi që Saka (80’), barazoi shifrat në 1-1, duke e rikthyer Anglinë në lojë.
Kjo sfide shkon në vazhdime dy herë nga 15-të minuta. Në rast se as në vazhdime nuk ka fitues, atëherë, skuadra fituese do të përcaktohet nga penalltitë.