Ancelotti: Vinicius e meriton ‘Topin e Artë’

Ancelotti: Vinicius e meriton ‘Topin e Artë’

Real Madridi e përmbysi rezultatin në ndeshjen ndaj Borussia Dortmund duke fituar me rezultat 5-2.

Vinicius Junior realizoi tri gola duke qënë lojtari më i mirë në ndeshje. Trajneri Carlo Ancelotti ka thënë se futbollisti brazilian e meriton “Topin e Artë”.

“Është e pabesueshme që një lojtar të ketë një pjesë të dytë si ai. Unë mendoj se Vinicius do ta fitojë ‘Topin e Artë’, jo për golat që realizoi këtë mbrëmje, por për atë që bëri sezonin e fundit”, ka thënë Ancelotti.

Share This