Ancelotti: Real Madridi është me fat që ka një lojtar si Modric

Ancelotti: Real Madridi është me fat që ka një lojtar si Modric

Pas fitores se Real Madridit ndaj Celta Vigos (2-1), trajneri i ‘Los Blancos’ është pyetu nëse e ka parë Bellinghamin të zemëruar me Vinicius.

“Nuk i pashë ankesat e Vinicius. Më duket një gjë e mirë. I pashë duke folur me njëri-tjetrin, nuk mendoj se kanë ndonjë problem”, ka thënë Ancelotti për mediet spanjolle.

Strategu italian ka lavdëruar edhe veteranin kroat Luka Modric, i cili bëri një super asistim në golin e shënuar nga Vinicus.

“Luka gjithmonë jep kontributin e tij. Ai ka cilësi të mëdha. Ai na ndihmon gjithmonë dhe është shumë i rëndësishëm. Ai është një futbollist fantastik. Ai është një profesionist i jashtëzakonshëm. Real Madridi është me fat që ka një lojtar të tillë”, ka pohuar Ancelotti.

Share This