Ancelotti i kënaqur se si skuadra arriti ta kthej ndeshjen e humbur

Ancelotti i kënaqur se si skuadra arriti ta kthej ndeshjen e humbur

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka thënë se ekipi i tij pati vështirësi për të mbajtur ekuilibrin dhe kontrollin e lojës në ndeshje me Leganes, por e ka vlerësuar intensitetin e lojtarëve që kanë siguruar tri pikët.

Real Madrid ka arritur një fitore të vështirë 3-2, duke përmbysur rezultatin pas një pjesë të parë të komplikuar.

“Pësuam dy gola për shkak të mungesës së ekuilibrit, por nuk bëmë një lojë të keqe. Ata na ndëshkuan me kundërsulme dhe humbja e topave na vuri në vështirësi”, ka deklaruar Ancelotti.

Real ka qenë në disavantazh 2-1 pas pjesës së parë, por në pjesën e dytë ka arritur të rikthehet, duke marrë një fitore që i barazon me pikë me Barcelonën, e cila luan sot.

“Nuk më kujtohet një ndeshje ku nuk kemi vuajtur. Futbolli është i tillë, duhet të luftosh dhe të bësh sakrifica. Ajo që ka rëndësi është se e bëmë këtë së bashku dhe arritëm të fitojmë”, ka shtuar tekniku italian.

Real Madridi do të presë Real Sociedad të martën në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit, ku ka avantazhin e fitores 1-0, ndërsa në fundjavë do të përballet me Valencia në LaLiga, përpara një sfide të rëndësishme ndaj Arsenalit në çerekfinalen e Champions League.

Share This