Ancelotti, elozhe skuadrës, por tremb Bellingham
Carlo Ancelotti ka folur në mikrofonat e Real Madrid TV pas fitores ndaj Gironas.
Sa krenar ndiheni për fitoren e madhe të Madridit?
Shumë i lumtur. Kemi luajtur një ndeshje të nivelit shumë të lartë. Shumë të kujdesshëm në fazën mbrojtëse dhe kemi përfituar nga cilësia që kemi para.
Çfarë bëri mirë Madridi që shënoi katër gola kundër Gironas dhe mbajti portën e paprekur?
Mendoj se e menaxhuam mirë ndeshjen. Në mbrojtje, me bllokimin e kundërshtarëve për të shmangur problemet pas shpine. Dhe më pas përfituam nga vertikalizimet në momentet e tranzicionit… Mendoj se ishte një ndeshje e luajtur mirë.
Nuk lejuat asnjë goditje në portë… Si i keni parë Carvajal dhe Tchouamenin?
Dy qendërmbrojtësit kanë luajtur shumë mirë, të ndihmuar edhe nga mbrojtësit e krahut. Puna e tre mesfushorëve mbrojtës ka qenë e rëndësishme. Dhe gjithashtu të tre përpara kanë punuar shumë. Angazhimi në mbrojtje ka qenë çelësi për të mbajtur portën e pastër në këtë ndeshje.
Si është gjendja e Bellinghamit?
Ai kishte një ndrydhje në kyçin e këmbës. Do ta vlerësojmë nesër situatën e tij.