Ancelotti: Atalanta është edhe më e rrezikshme se në të kaluarën
Carlo Ancelotti prezantoi ndeshjen e Champions League mes Real Madridit dhe Atalantës:
“Ata kanë qenë një ekip të rrezikshëm prej vitesh, këtë sezon janë edhe më shumë dhe kanë shumë siguri”.
“Po dalim nga një moment i vështirë dhe jemi ende Real Madrid. Bellingham është mirë, Vinicius është më i mirë ashtu si edhe Rodrygo”.
“Bilanci? Dëmtimet e rënda na kanë penalizuar dhe sigurisht që nuk është pozitive për momentin, por vlerësimet përfundimtare do të bëhen në maj”.
Më pas ai vlerësoi punën e Gasperinit:
“Jemi miq të mirë. Ai ishte trajner në ekipin e të rinjve të Juventusit kur isha atje. Po bën një punë fantastike. Çdo sezon ndryshojnë shumë lojtarë, por ai di të përshtatet. Do të jetë një ndeshje intensive, e bukur. Puna e tij është spektakolare”.