Albulena Haxhiu sërish nuk i merr votat e mjaftueshme për kryeparlamentare

Albulena Haxhiu sërish nuk i merr votat e mjaftueshme për kryeparlamentare

Edhe sot ka dështuar përpjekja tjetër për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Në sallë ishin 110 deputetë. Vetëm 54 vota kanë qenë sërish për Albulena Haxhiun për kryeparlamentare që mbetet emri i vetëm që Vetëvendosje do të që jetë në krye të Kuvendit. 44 deputetë kanë votuar kundër, ndërkaq 3 kanë abstenuar.

Kryesuesi Avni Dehari, tha se seanca mbahet me 1 maj në ora 10:00, raporton rtk.

Share This