“Albin Kurti ka dështuar në dialog, po e cenon sovranitetin e vendit”
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi thotë se kryeministri Kurti ka dështuar në dialog, pasi sipas saj, duke negociuar për çështje të brendshme i ka sjell dëme Kosovës.
Krasniqi thotë se tash e tutje nuk pret asgjë nga dialogu, teksa shton se Kosova është futur në kushtëzime të reja për shkak të Kurtit.
“Albin Kurit ka dështuar në proces të dialogut, ka negociuar për çështje të brendshme dhe i ka bërë dëme Kosovës duke sjell marrëveshje të keqe që e cenon sovranitetit e vendit”, tha ajo.
“Nuk presin asgjë nga dialogu, jemi në masa ndëshkuese nga BE-ja, secilin proces të Kosovës në politikë të jashtëm e ka lidhe me dialogun në fakt e ka kushtëzuar, dështuam në Këshillin e Evropës, pikërisht sepse e ka fute Kosovën në kushtëzime të reja, ne jemi anëtarësuar në dhjetëra organizata ndërkombëtare të rëndësishme pa asnjë kushtëzim”, shton tutje Krasniqi.
Madje sipas Krasniqit, takimi i djeshëm i kryenegociatorëve dhe dërgimi i Bislimit në Bruksel, u bë që kryeministri Kurti t’i ikë përgjegjësisë.
“Marrëveshja e Ohrit është e dëmshme dhe nuk mund t’i ik, është bërë e obligueshme për Kosovën, vështirë mund të ndryshojë diçka. Kurti para çdo diskutimi duhet të flas për persona e pagjetur në Kosovë, marrëveshje që kinse janë arritur nuk po gjejë zbatim, Kurti nuk po takohet me Vuciqin kinëse me kushte, ato kushte është dashur të i bëjë nga Kosova dhe jo të shkoj në Bruksel, e pamë mbrëma që e qoj Besnik Bislimi në dialog, duke tentua të ik vet nga përgjegjësia që e ka”, tha Krasniqi.
Krasniqi thotë se dëmet që Kurti po ia bën Kosovës, është e vështirë të riparohen.
Ndërsa, sipas saj, kryeministri Kurti po e përdorë dialogun veç për fushatë elektorale.
“Serbia ka kryer sulm terrorit në Kosovë, dhe asnjë masë ndëshkuese për të, nuk mjafton me pas të drejtë ajo duhet të marrë epilog dhe të koordinohet me aletet e Kosovës, sepse këto dëme që po ja sjell Kosovës vështirë mund të riparohen. Ai dhe Besnik Bislimi duhte të vijë në Kuvend të raportoj për çfarë po flasim me Serbinë për çfarë dialogu, nga dialogu për njohje e ka sjell Kosovën ne dialog të kushtëzuar”, tha Krasniqi.
“Kurti dialogun po e përdor vec për fushatë, ka dështuar në qeverisje të brendshme, në të gjitha fushat e tani e përdor dialogun për të humbur fokusin e dështimeve te tij”, përfundon Krasniqi për GazetaBlic.