Al-Ittihad përgatiti një ofertë rekord për Mohamed Salah
Klubi saudit Al-Ittihad do të përpiqet të bindë drejtuesit e Liverpoolit që të shesin superyllin e tyre Mohamed Salah.
Klubi nga Jeddah do të ofrojë gati 100 milionë euro për 31-vjeçarin nga Egjipti.
Nëse transferimi realizohet, Salah do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në historinë e Ligës së Arabisë Saudite.
31-vjeçari Salah është nën kontratë me Liverpoolin edhe për dy vite, deri në verën e vitit 2025 dhe vlera aktuale e sulmuesit është rreth 65 milionë euro.