Aktori i famshëm turk mahnitet nga Shqipëria, postimi që ndau me 1.7 milionë ndjekësit e tij
Aktori i famshëm turk, Erkan Petekkaya, ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se ka kaluar disa ditë në Shqipëri.
Në postimin në profilin e tij në “Instagram”, Erkan ka treguar se ka vizituar bregdetin e Vlorës si dhe kryeqytetin e vendit.
Gjithashtu duket se është mahnitur jo vetëm nga bukuritë që natyra na ka falur, por edhe nga mirëpritja e njerëzve.
Ai ka publikuar në video në rrjetet sociale nga Tirana, ku shkuan se qyteti ishte i mrekullueshëm po aq sa edhe njerëzit. Ndër të tjera ai shkruan se gjatë pushimeve në Shqipëri është ndjerë si në shtëpinë e tij.
“Qyteti është po aq i mrekullueshëm sa njerëzit e tij, u ndjeva si në shtëpinë time”, shkruan ai në postimin e tij në “Instagram”, ku ndiqet nga 1.7 milionë njerëz.