
Aktiviteti kundër Speciales, UÇK-ja me protestë diplomatike në Strasburg
Të dielën e kësaj jave në orën 13:00 në Strasburg do të mbahet protesta e radhës në mbështetje të UÇK-së nga veteranët e luftës.
Mbështetje këtij organizimi i dha edhe tashmë ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Kurse organizatorët e kësaj proteste janë të bindur se qëllimi i tyre po arrihet.
Ata thonë se edhe tri herët e kaluara të shprehjes së pakënaqësisë, në këtë mënyrë për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Speciale, ka rritur më shumë interesin për këtë çështje në arenën ndërkombëtare. /Klankosova.tv


