
Aktakuzë ndaj një personi për `nxitje të përçarjes dhe mosdurimit`
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj S.C., për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.
I pandehuri S.C. akuzohet se në Komunën e Shtëprcës më 10.06.25, me dashje qëllimisht ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve entike në Republikën e Kosovës, përmes veprimeve publike të tij në një festë me karakter fetar, raporton rtk.
“Me këto veprime, sipas aktakuzës S.C., ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës, duke kontribuar në prishjen e rendit dhe sigurisë publike në Kosovë. Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtor për veprat penale që i vihen në barrë dhe ndaj tij të shqiptohet dënim konform ligjeve në fuqi”, ka njoftuar Prokuroria Speciale e Kosovës.


