Ademi në Leposaviq vëzhgon punimet në kompleksin sportiv: Ftoj të rinjtë e të kësaj pjese të Kosovës të krijojnë klube dhe shkolla futbolli
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, gjatë vizitës sot në Mitrovicë, është ndalur edhe në Leposaviq ku nga afër ka ndjekur punimet që po bëhen në kompleksin sportiv si dhe ka vizituar stadiumin e Leshakut.
Ademi ka thënë se këto projekte do t’i shërbejnë komunitetit lokal dhe do të krijojnë mundësi të reja për zhvillimin e talenteve të këtij rajon, derisa u ka bërë thirrje të rinjve dhe gjithë dashamirët e futbollit të kësaj pjese të Kosovës të krijojnë klube dhe shkolla futbolli. Së bashku, do të sigurojmë që fëmijët e të gjitha komuniteteve të kenë kushte të barabarta për të realizuar ëndrrat e tyre në futboll.
Postimi i plotë i Agim Ademit:
Gjatë vizitës sime në Leposaviq, pata kënaqësinë të shoh nga afër përparimin e punimeve në ndërtimin e Kompleksit Sportiv dhe gjithashtu vizitova edhe stadiumin e Leshakut, që do të jenë nën mbikëqyrjen e FFK-së. Këto projekte do t’i shërbejnë komunitetit lokal dhe do të krijojnë mundësi të reja për zhvillimin e talenteve të këtij rajoni.
🙏🏻 Ftoj të rinjtë dhe të gjithë dashamirët e futbollit të kësaj pjese të Kosovës të krijojnë klube dhe shkolla futbolli. Së bashku, do të sigurojmë që fëmijët e të gjitha komuniteteve të kenë kushte të barabarta për të realizuar ëndrrat e tyre në futboll.
🏟 Shpresoj se këto fusha do të fuqizojnë sloganet tona tashmë të njohura ‘Bashkë për Futbollin’ dhe ‘Futbolli na bashkon’.