Ademi flet për Kombëtaren, Fodan dhe përjashtimin e treshes
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në një intervistë për emisionin sportiv ‘AS’ në RTK, ka folur për zhvillimet e fundit në futbollin kosovar.
I pari i futbollit tonë fillimisht ka folur për Komitetin e Hat-trickun event ky që në vitin 2025 do të mbahet në Kosovë.
“Është praktikë e UEFA-s që ku të mbahet kjo mbledhje, i ka shpenzimet e veta. E vlerëson Komitetin më të rëndësishëm për vetë faktin sepse është Komiteti i vetëm që merr vendim pa Komitetin Ekzekutiv”.
“Organizimi i ndonjë eventi madhor? Çka përfiton Kosova nga Hat-triku? Jemi organizatë joqeveritare, nuk jemi publike dhe të ardhurat tona janë nga UEFA e FIFA. Si OJQ që jemi, jemi të lidhur ngushtë shteti dhe duhet të bashkëpunojë, por nuk e dëmtojmë gjithsesi buxhetin shtetit. Kjo vlen ekskluzivisht për infrastrukturë. Federatën e kam marrë me 0 pronë, sot pasuria e paluajtshme është 38 milionë e gjysmë. Pa pronë? Kemi qenë me qera, nuk kemi pasur asgjë. E vetjma gjë ka qenë riparimi i stadiumit Fadil Vokrri nga Qeveria”, ka thënë Ademi.
Kreu i FFK-së ka folur edhe për ndërtimin e fushave të futbollit.
“Nuk e kemi pasur asnjë fushë. Na janë dashur këto fusha sintetike dhe i kemi bërë me Hat-trick. Të gjithë janë mahnitur me Kampin tonë që është në përfundim e sipër, kur i shohim të gjithë këto jemi afër ta kryejmë fushën stërvitore. Kanë mbetur edhe 37 fusha stërvitore, e pastaj do t’i kthehemi stadiumeve kur të zhvillohen ndeshjet. Stadiumet i bënë Qeveria, por ne duhet ta kryejmë kategorinë e UEFA-s, me drita e gjëra dhe ligën ta kthejmë në mbrëmje”, ka pohuar Ademi.
Ai ka folur edhe për kampanjën e Kombëtares sonë në këtë sezon të garave në Ligën e Kombeve. Sipas tij, atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë, mirëpo jo edhe në fushën e blertë.
Dardanët deri tani kanë zhvilluar dy ndeshje, një humbje (kundër Rumanisë) dhe një fitore (kundër Qipros).
“Na kemi menduar që duke marrë parasysh punën me trajnerin Foda, atmosfera jashtëzakonisht e mirë me gjithë grupin dhe duke e ditur rëndësinë e ndeshjes së parë, askush s’e ka menduar që do të humbnim me këtë rezultat. Kemi luajtur ja 35 minuta, por prej pranimit të golave asgjë s’ka shkuar mirë. Tash më i thanë faji te trajneri ishte ndeshja e parë zyrtare, lojtarët secili në top formë. Edoni sidomos në ndeshjen e fundit që shpallet lojtari më i mirë ndaj Real Madridit. Tash duke e ditur se ke një ekip të tillë dhe të mbizotëron një Rumani, me gjithë respektin”.
“Atmosfera? Unë po habitna kur po thonë atmosferë sepse këtë e vlerësoj te grupi. Secili merret me vesh kur po vjen te Kosova, e keni parë në atë kohën kur keni drejtë për ta parë ekipin. Nuk dua ta analizoj ndeshjen, por besoj se ndeshjen e fundit të vendoset se kush do të jetë vendi i parë”, ka deklaruar ai.
Numri një i FFK-së ka folur edhe për treshen e përjashtuar (Edon Zhegrova, Arijanit Muriq, Florent Muslija) para ndeshjes me Qipron.
“Është nën urdhrat e trajnerit dhe normalisht ekipit. Ata e kanë bërë një rregullore dhe bashkë me lojtarët e kanë votuar vetë. Kanë pasur disa dënime të vogla, që mblidhen dhe e hanë një drekë ose i dhurojnë për bamirësi. Kështu e ka krijuar Foda edhe në Austri, ai më së miri e ka bërë këtë punë. Nëse e thyen rregulloren, dënohesh. Është thyer rregullorja për daljen nga kampi”.
“Fillimisht kanë kërkuar falje para lojtarëve. Pastaj publikisht ka dalë edhe Florent Muslija. Nuk besoj që janë të mitur dhe të flet dikush për ta, edhe pse ka ndodhë. Disa njerëz që janë marrë është dashur t’i lanë sepse dinë të flasin vetë”.
“Trajneri iu ka dhënë të lirë sepse unë nuk kam qenë, nuk rri në hotel. Iu ka dhënë të lirë në objektet e hotelit, jo daljen. Zakonisht pas ndeshjeve të tilla që i kemi fituar, atëherë ka pasur dalje deri në një kohë, por kur ndodhin fitore është shpërblime. Atë ditë po e zbuloj edhe këtu, e ka pasur ditëlindja nana e Rashicës, e dini është përmendur edhe babai i Rashicës. Aq i ka ardhur keq për humbjen ndaj Rumanisë, as s’e ka publikuar për t’ia uruar ditëlindjen nënës së tij. Asnjë bisedë s’e kam pasur me ta, ka folur trajneri dhe shtabi teknik”.
“Foda është i pavarur plotësisht. Asnjë person nuk iu ka përzier dhe s’i përzihet në listë ose rregullat që bënë. E ka përgjegjësinë dhe pavarësinë e plotë. Jemi marrë vesh në fillim, na duhet kualifikimi dhe kemi ekipin dhe këtë ia kemi kërkuar, ai ka të drejtën sepse e ka përgjegjësinë nëse nuk ka sukses”, tha Ademi.
Ai mohon kategorisht kërcënimet ndaj treshesh se përjashtuar.
“Kërcënimi i raportuar ndaj lojtarëve? Po jam takuar dhe ata nuk janë të mitur, mundën me fol vetë. Kanë qenë trajnerët dhe stafi aty, normalisht nuk i ka ardhur mirë askush sepse s’është çmendur t’i largojë lojtarët ndoshta më të rëndësishmit. Kur trajneri bën kërkesë, atëherë e përkrahim. Ka qenë vendim i përbashkët. Trajneri e ka bërë kërkesën, ne e kemi mbështetur”, ka pohuar ai.
Ademi ka komentuar edhe deklaratën e Edon Zhegrovës, i cili kishte deklaruar se ishte përjashtuar nga FFK-ja dhe jo nga trajneri Foda.
“Edoni në konferencë tha se FFK-ja e përjashtoi dhe jo trajneri? Kemi qenë aty bashkërisht. Ka qenë propozim i trajnerit dhe vendim i përbashkët pastaj. Nuk besoj që nuk ka njeri që e do Zhegrovën te Federata. Nëse dikush s’e kishte dashur, nëse s’e kishte dashur Agim Ademi atëherë s’do të kishte qenë në kombëtare”.
“Deklarata e babait? Vlen ajo teoria që “djali im është më i miri” për secilin prind. I kemi të gjitha videot materiale, ka gjithçka pra kur kanë dal ose kur hynë. Pse s’i bëni publike? Nuk i dhamë llogari gazetave as medieve”, ka theksuar Ademi.