Abdixhiku: Të tronditur nga akti i dhunës ndaj ish-presidentit Trump

Abdixhiku: Të tronditur nga akti i dhunës ndaj ish-presidentit Trump

Mesazhi i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas atentatit ndaj ish-Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

​“Të tronditur nga akti i sotëm i dhunës ndaj ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald Trump, unë dhe Lidhja Demokratike e Kosovës shprehim indinjatën dhe zemërimin ndaj një veprimi të tillë.

​Njëkohësisht, i qëndrojmë afër në lutje z. Trump dhe familjes së tij si dhe i urojmë shërim të shpejt dhe kthim në aktivitetet e tija të përditëshme, në të mirë të përparimit të demokracisë.

Aktet e tilla duhet të na shërbejnë si moment reflektimi dhe zotimi për luftimin e dhunës të cilësdo natyre ajo qoftë dhe forcimin e bashkëpunimit dhe lirive, si themele për zhvillimin e demokracisë.”

Share This