Abdixhiku: Rikthimi i Kosovës në agjendën e Uashingtonit, interes nacional

Abdixhiku: Rikthimi i Kosovës në agjendën e Uashingtonit, interes nacional

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka uruar fitoren si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikanit Donald Trump.

Abdixhiku ka thënë populli i Kosovës ka qenë gjithmonë i bekuar me lidhjen e saj të veçantë e të pazëvendësueshme me Shtetet e Bashkuara si aleat strategjik.

Sipas Abdixhikut, rikthimi i Kosovës në agjendën e Uashingtonit është interes nacional i popullit të Kosovës e sipas tij, pa Shtetet e Bashkuara ecja e Kosovës si shtet i ri e në konsolidim ndërkombëtar është e pamundur.

“Populli i Kosovës ka qenë gjithmonë i bekuar me lidhjen sa të veçantë aq dhe të pazëvendësueshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – aleatin tonë strategjik të së shkuarës e të së ardhmes! Në emër të anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, uroj Presidentin e 47-të të SHBA-ve, Donald J. Trump për fitoren presidenciale në zgjedhjet amerikane! Rikthimi i Kosovës në agjendën e Uashingtonit është interes nacional i popullit të Kosovës. Pa SHBA-të ecja e Kosovës si shtet i ri e në konsolidim ndërkombëtar është e pamundur! Në Qeverinë e ardhshme, këto lidhje do të rikuperohen e mirëmbahen si orientime të pandryshueshme, të pathyeshme, të pazëvendësueshme! “Kosova, shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e Bashkim Evropian, e me miqësi të përhershme me SHBA-të” – ishte misioni ynë dje, është misioni ynë sot, do të jetë misioni ynë nesër!”, ka shkruar kreu i LDK-së në urimin për presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara, transmeton rtk.

Share This