Abdixhiku për VV-në: Të paditur në thelb, mënyra si e devijonte Kurti gjuhën shqipe për aktgjykimin e Kushtetueses ishte shokuese

Abdixhiku për VV-në: Të paditur në thelb, mënyra si e devijonte Kurti gjuhën shqipe për aktgjykimin e Kushtetueses ishte shokuese

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dhënë detaje për takimin që e kishin pasur liderët e partive me Albin Kurtin. Abdixhiku ka thënë se në këto takime, sipas tij, u konfirmua që VV-ja janë të paditur në thelb.

Kryetari i LDK-së ka thënë se Albin Kurti e devijonte në mënyrë shokuuese gjuhën shqipe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Mënyra se si intepretonin këta aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese është e habitshme. Në takimet që kam pasur me liderët, bashkë me Hykmete Bajramin. Mënyra si Kurti e intepretonte gjuhën shqipe të aktgjykimit ka qenë shokuese. Të paditur në thelb. Në momentin e caktuar Hykmjeta më tha kryetar me këta nuk duhet me qeverisë kurrë se janë të pamarrun vesh. Aty shkruante sipas praktikës paraprake, mënyra se si e devionte gjuhën shqipe nuk ishte normale. Me njerëz të tillë nuk mund të bësh rezonim politik, ishte material propagandues”, ka thënë Abdixhiku në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

Share This