Abdixhiku për pensionistët: Jemi të gatshëm t’i nderojmë gjeneratat që kanë ndërtuar Kosovën

Abdixhiku për pensionistët: Jemi të gatshëm t’i nderojmë gjeneratat që kanë ndërtuar Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video në rrjete sociale, në të cilën flet pensionisti Xhelal Osmani.

Ky i fundit ankohet për rritjen e çmimeve dhe tregon hallet që kanë pensionistët në Kosovë.

Me këtë rast, Abdixhiku është zotuar se me LDK-në në pushtet do të nderohen gjeneratat që e kanë ndërtuar Kosovën.

“Ky është zëri i Xhelal Osmanit, një njeri i ndershëm, tani pensionist, i cili si shumë pensionistë të tjerë në Kosovë, ka kontribuar me dekada të tëra në vend dhe sot meriton një jetë të dinjitetshme në pension. Fatkeqësisht, me këtë qeveri, sfidat dhe vështirësitë e pensionistëve vetëm sa janë rritur, ndërsa premtimet e dhëna nuk janë mbajtur kurrë. Rritjet simbolike në fund të mandatit nuk kanë mbuluar as inflacionin e akumuluar në katër vite! Unë dhe Lidhja Demokratike e Kosovës jemi të vendosur për t’i nderuar gjeneratat që e kanë ndërtuar Kosovën. Ndryshimi po vjen! Edhe për pensionistët!”, ka shkruar Abdixhiku në “Faceboook”.

Share This