Abdixhiku merr përgjegjësinë për rezultatin, s`përjashton dorëheqjen

Abdixhiku merr përgjegjësinë për rezultatin, s`përjashton dorëheqjen

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se e merr përgjegjësinë për rezultatin e kësaj partie në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ai nuk e ka përjashtuar edhe mundësinë e dorëheqjes, por se ka thënë se vendimi do të merret në Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë.

“Duke marrë përgjegjësinë, ditëve në vijim do ta thërras Kuvendin e LDK-së dhe para tij do t’i shqyrtojmë të gjitha çështjet dhe përgjegjësit që mbaj si kryetar. Rezultati i LDK-së nuk është ai që e kemi pritur dhe dëshiruar. Është moment reflektimi. Kur qytetarët flasin, ne duhet të dëgjojmë. Demokracia funksionon kur udhëheqësit mbajnë përgjegjësi, edhe kur kanë humbje të tilla”, ka thënë Abdixhiku, raporton rtk.

Share This