AAK miraton listën e kandidatëve për deputetë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka mbledhur sonte Këshillin e Përgjithshëm për të diskutuar she votuar listën finale të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj.
Postimi i Haradinajt:
Krenar me listën fituese për Kosovën Fituese!
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm miratuam listën e kandidatëve për deputetë – një ekip i fuqishëm profesionistësh, ekspertësh dhe të rinjsh të përkushtuar për t’i shërbyer Kosovës.
Të përzgjedhur me kujdes, do t’i japim Kosovës alternativën serioze qeverisëse që meriton. Çdo kandidat në listën tonë mishëron vlerat tona: integritetin, profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj zhvillimit të vendit.
Me këtë ekip do të realizojmë anëtarësimin direkt në NATO, do të forcojmë ekonominë dhe do të krijojmë mundësi të reja për çdo qytetar.
Bashkë për Kosovën Fituese! 🇽🇰