
A ka gjasa t’ia japë kryeministrin LDK-së? Kështu përgjigjet Hamza
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza është pyetur nëse ka gjasa që kryeministri t’i lihet LDK-së.
Ai ka thënë se sipas radhës, kjo pozitë i takon PDK-së, por që nuk kanë diskutuar për këto tema.
“Unë e vlerësoj shumë votën e qytetarëve të Kosovës dhe i kam falënderuar pa dallime partiake, megjithatë renditja e rezultatit është e qartë, ne jemi partia e dytë e cila i ka 24 deputetë dhe asnjëherë në tavolinë nuk kemi pasur kërkesë as bisedë se qysh ka me u duokë qeveria e ardhshme e Kosovës. Radha dihet dhe ne do të bisedojmë mbi bazën e kësaj”, ka thënë Hamza.