Zelensky apel SHBA-së dhe aleatëve: Ndalni makinën luftarake të Putinit, i vendosni sanksione të ashpra

Zelensky apel SHBA-së dhe aleatëve: Ndalni makinën luftarake të Putinit, i vendosni sanksione të ashpra

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj të ndërmarrin hapa vendimtarë për të ndalur makinën luftarake të Rusisë, duke kërkuar sanksione më të ashpra dhe kufizime tregtare që synojnë sektorin energjetik të Moskës dhe eksportet e tjera kritike.

“Ne po mbështetemi në hapa të fortë nga Shtetet e Bashkuara, në bashkëpunim me të tjerët – sanksione dhe politika tarifore të forta – që do të shërbejnë si argument për shumë në botë” tha Zelensky.

Deklarata e tij vjen disa ditë pasi dronët rusë shkelën hapësirën ajrore polake dhe u rrëzuan, në atë që shënoi rastin e parë të njohur të forcave të NATO-s që angazhohen drejtpërdrejt me asete ajrore ruse gjatë pushtimit në shkallë të plotë.

Zelensky theksoi se këto shkelje duhet të shihen si një kërcënim i drejtpërdrejtë për të gjithë kontinentin evropian.

“Të gjithë shohin se dronët rusë që sulmojnë Poloninë janë gjithashtu lufta e Putinit. Dhe kjo është një paralajmërim jo vetëm për Poloninë, por për të gjithë Evropën. Dronët rusë mund të udhëtojnë në distanca shumë më të mëdha”,  theksoi Zelensky.

Ai lidhi aftësinë e vazhdueshme të Rusisë për të zhvilluar luftë me të ardhurat nga eksportet e naftës, gazit, uraniumit dhe burimeve të tjera natyrore dhe për këtë arsye paralajmëroi se pa presion ekonomik më të fortë, Kremlini do të ketë mjetet për të vazhduar financimin e agresionit të tij pafundësisht.

Kjo është tashmë një luftë shumë e gjatë – një luftë e ambicieve, aftësive dhe buxhetit të Rusisë – dhe për këtë arsye një luftë e naftës ruse, gazit rus, uraniumit rus dhe burimeve të tjera ruse që mbushin arkat e Putinit”, u shpreh Zelensky. /rtsh/

Share This