Tuchel: E dua Mbappe-n te Bayerni, do të shkoja ta merrja me biçikletë

Tuchel: E dua Mbappe-n te Bayerni, do të shkoja ta merrja me biçikletë

Trajneri i Bayern Munichut Thomas Tuchel e ka kërkuar transferimin e Kylian Mbappes nga PSG-ja.

Tekniku gjerman deklaroi se është i gatshëm të shkojë ta marrë me biçikletë nga Franca, por e di që gjasat janë minimale.

“A e do transferimin e Mbappe-s? Po, po, ai do të luajë për ne. Kjo është e qartë (qesh)”.

“Është i pabesueshëm. Nëse dëshiron të vijë, do të shkoj ta marr me biçikletë! Por, mendoj se kjo nuk është realitet”, deklaroi ai për “Canal Plus”.

Share This