Uran Ismaili fton qytetarët në hapjen e fushatës “Koha për Prishtinën”

Uran Ismaili fton qytetarët në hapjen e fushatës “Koha për Prishtinën”

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në hapjen zyrtare të fushatës së tij “Koha për Prishtinën”.

Ngjarja do të mbahet nesër nga ora 19:00 në Sheshin “Skënderbeu”.

“Është një moment vendimtar për Prishtinën, mos rri anash,” ka deklaruar Ismaili, duke theksuar se kjo ngjarje do të shënojë fillimin e një fushate për një Prishtinë funksionale dhe të jetueshme.

Në këtë hapje, ai do të prezantojë kandidatët për Asamblenë Komunale nga lista e tij, si dhe do të shpalosë zgjidhjet që propozon për problemet kryesore me të cilat përballet kryeqyteti.

Share This