
CR7 shpallet “Më i miri i të gjitha kohëve”
Cristiano Ronaldo ka shtuar një tjetër çmim prestigjioz në karrierën e tij të jashtëzakonshme.
Federata Portugeze e Futbollit e ka shpallur kapitenin e Portugalisë si “Më i miri i të gjitha kohëve”, një mirënjohje që vulos edhe më tej trashëgiminë e tij në botën e futbollit.
Ronaldo, i cili është golashënuesi më i mirë në histori të Kombëtares me 141 gola në 223 paraqitje, nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e mbajtur në Porto, por e dërgoi një video-mesazh falënderues.
“Dua ta falënderoj Ligën për këtë çmim të lojtarit më të mirë ndonjëherë. Është një nder i madh të fitoj diçka për vendin tim. Falënderoj bashkëlojtarët, trajnerët dhe të gjithë ata që më ndihmuan gjatë gjithë karrierës për të fituar trofe të mrekullueshëm”, tha ylli i Al Nassr.
Liga Portugeze e përshkroi CR7 si një idhull që ka definuar një epokë:
“Një idhull i miliona njerëzve, ai e ka definuar epokën dhe do të lë një shenjë të pashlyeshme në futbollin botëror. I njohur për punën e tij epike dhe për vendimtarinë në momentet kyçe, ndikimi i tij shkon përtej statistikave”.
Ky vlerësim vjen vetëm pak ditë pasi Ronaldo u bë golashënuesi më i mirë në histori të kualifikimeve të Kupës së Botës, duke shënuar në fitoren 3:2 të Portugalisë ndaj Hungarisë.
Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, në moshën 40-vjeçare, vazhdon të thyejë rekorde dhe të shkruajë faqe të arta në historinë e futbollit.

