Jashari: Jemi gati për Zvicrën, duam rezultat pozitiv

Jashari: Jemi gati për Zvicrën, duam rezultat pozitiv

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Jashari, është shprehur optimist para përballjes së rëndësishme me Zvicrën në Bazel, duke theksuar se ekipi është përgatitur maksimalisht për këtë sfidë kualifikuese të Kupës së Botës 2026.

“Jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen me Zvicrën. Atmosfera është e mirë dhe presim një rezultat pozitiv, pasi e kemi analizuar kundërshtarin në pikat e forta dhe të dobëta. Normalisht se në Zvicër na pret një përkrahje shumë e madhe dhe shpresoj të bëjmë më të mirën, të nxjerrim rezultat pozitiv dhe tifozët të jenë të kënaqur me paraqitjen tonë”, ka thënë Jashari.

Dardanët do të përballen me Zvicrën më 5 shtator në stadiumin “St. Jakob-Park” në Bazel, në ndeshjen e parë të ciklit kualifikues. Para nisjes, ekipi ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali, ndërsa udhëtimin drejt Zvicrës do ta bëjë nesër paradite.

Share This