Ludogorets-Shkëndija e Tetovës, publikohen formacionet zyrtare

Ludogorets-Shkëndija e Tetovës, publikohen formacionet zyrtare

Shkëndija e Tetovës sonte luan në udhëtim tek Ludogorets në duelin kthyese të fazës së ‘Play-off-it’ në Ligën e Evropës.

Skuadra shqiptare në këtë duel vjen pas fitores në sfidën e parë prej 2-1.

Tetovarët edhe në sfidën e dytë kundër skuadrës bullgare synojnë rezultat pozitiv në mënyrë të sigurojnë suksesin historik, kualifikimin në fazën e grupeve në Ligën e Evropës.

Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave:

Ludogorets: S. Padt, Son, E. Kurtulus, D. Almeida, A. Nedyalkov, Pedro Naressi, D. Duarte, I. Chochev, Erick Marcus, M. Machado dhe C. Vidal

Shkëndija: Baboucarr Gaye, Aleksander Trumçi, Klisman Cake, Ronaldo Webster, Imran Fetai, Reshat Ramadani, Adamu Alhassan, Arbin Zjenullahi, Besart Ibraimi (kapiten), Fabrice Tamba dhe Liridon Latifi.

Ndeshja mes Ludogortes-Shkëndija fillon në orën 19:30.

Share This