Isco: Jam i lumtur që jam në një klub si Real Betis

Isco: Jam i lumtur që jam në një klub si Real Betis

Mesfushori spanjoll Isco, thotë se ndihet i lumtur tek Real Betis.

Ish-futbollisti i Real Madridit dhe Sevillas, gjatë verës që lamë prapa, iu bashkua Betisit, dhe tashmë spanjolli është një nga lojtarët më të mirë te kjo skuadër e njohur e La Ligës.

Isco ka treguar arsyen pse nuk luajti për disa muaj.

“Vendosa të ndaloja së luajturi për një kohë sepse kisha nevojë. Më duhej të pushoja veten mendërisht. Në fund të fundit, shëndeti mendor është shumë i rëndësishëm dhe duhet t’i japim më shumë ndërgjegjësim”, ka thënë Isco.

“Tani, ndihem mirë. E vërteta është se jam shumë i lumtur që jam në një klub si Real Betis. Pritja nga tifozët, shokët e skuadrës dhe trajneri ka qenë shumë e mirë dhe e vërteta është se ndihem shumë i lumtur”, ka theksuar mesfushori spanjoll.

Share This