Ushtria izraelite raporton një sulm të rrallë me raketë nga Gaza

Ushtria izraelite raporton një sulm të rrallë me raketë nga Gaza

Ushtria izraelite thotë se një “projektil” është lëshuar nga jugu i Gazës drejt Izraelit të shtunën. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se raketa ra në një zonë të hapur dhe nuk u raportuan të lënduar.

Sulmet me raketa nga Gaza janë bërë gjithnjë e më të rralla, pasi ushtria izraelite ka shkatërruar municionet dhe lëshuesit e Hamasit që nga fillimi i këtij konflikti më 7 tetor 2023.

IDF ka raportuar pesë lëshime raketash gjatë dy javëve të fundit, katër prej të cilave janë kapur në ajër (interceptuar).

Ajo tha se në operacionet e vazhdueshme në Gaza, një sulm ajror eliminoi një “celulë terroriste që kishte vendosur një mjet shpërthyes kundër forcave të IDF-së”, dhe një tjetër sulm goditi një lëshues në qytetin e Gazës, nga ku ishte qëlluar një raketë kundër tankeve.

Shtoi gjithashtu se gjatë ditës së fundit janë kryer sulme ajrore ndaj “më shumë se 100 objektivave terroriste në të gjithë Rripin e Gazës”, raporton rtk.

Ushtria izraelite po vazhdon fushatën e saj në Gaza pavarësisht krizës humanitare në përkeqësim, me urinë që po përhapet dhe pjesën më të madhe të popullsisë të pastrehë.

Share This