25 të vrarë pranë një pike të mbledhjes së ndihmave

25 të vrarë pranë një pike të mbledhjes së ndihmave

Ushtarët izraelitë vranë të paktën 25 persona pranë një qendre shpërndarjeje për ndihmë humanitare në Rripin e Gazës, sipas burimeve mjekësore palestineze.

”Rreth 70 persona u plagosën nga të shtënat me armë zjarri dhe granatimet e ushtrisë izraelite në zonën Khan Younis në jug të rajonit bregdetar të izoluar”, sipas mjekëve në spitalin lokal.

Ata u transferuan në spital nga zona al-Tina në Khan Younis.

Burimi mjekësor tha se numri i të vdekurve pritet të rritet për shkak të seriozitetit të një numri të madh rastesh.

Ushtria izraelite tha se po hetonte incidentin.

Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) është aktualisht përgjegjës për shpërndarjen e ushqimit në Rripin e Gazës.

I mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-të, fondacioni filloi punën e tij në fund të majit pas një bllokade disamujore izraelite të shpërndarjes së ndihmave.

Por OKB-ja ka kritikuar faktin se fondacioni operon shumë pak qendra shpërndarjeje dhe se njerëzit atje dhe në rrugën e tyre drejt tyre janë të ekspozuar ndaj rrezikut ekstrem.

”Qindra njerëz janë vrarë pranë qendrave të shpërndarjes dhe rreth konvojeve të ndihmave që nga fundi i majit”, sipas OKB-së. /ATSH/

Share This