Zidane, ëndrra e ndaluar në “Old Traford”

Zidane, ëndrra e ndaluar në “Old Traford”

Humbja e bujshme në derbi ndaj Sitit 0-3 dhe eliminimi në Carabao Cup ndaj Neëcastle po 0-3 kanë dëmtuar shumë meritat e Erik ten Hag.

Dhe dyshimet shtohen në lidhje me vazhdimësinë e trajnerit holandez, i cili përfundoi sezonin e tij të parë në Old Trafford duke fituar Kupën Carabao – trofeun e parë të Djajve të Kuq në gjashtë vjet – dhe si finalist i Kupës FA.

E tani, sipas The Times, hendeku është thelluar midis lojtarëve të Manchester United dhe trajnerit Erik ten Hag.

Ndaj drejtuesit e klubit po shikojnë një alternativë për të zëvendësuar Erik ten Hag. Tashmë po konsiderohen emrat e parë për të pasuar holandezin, si Rúben Amorim dhe Zinédine Zidane.

Përveç emrave të Unai Emery dhe Lopeteguit, në listën e mundësive për t’u ulur në stolin e Mancester Junajtid është edhe ish-trajneri i Real Madridit.

Megjithatë, siç thekson The Times, blerja e një të katërtës së klubit nga Sir Jim Ratcliffe, i cili shpreson të marrë edhe “përgjegjësinë për vendimet mbi çështjet e futbollit, siç është pozicioni i trajnerit”, e detyron Manchester Unitedin të mos nxitohet.

Momentalisht klubi është i përkushtuar ndaj Erik ten Hag, që ka një kontratë deri në vitin 2025 dhe beson se mund të ndryshojë formën e ekipit”. Por e sigurt është që gjithçka do të varet nga rezultatet që do të arrijë skuadra në ndeshjet në vijim.

Share This