Gjiganti i Premier League-s kërkon mbrojtësin e Galatasaray-t
Manchester United është i interesuar për të transferuar mbrojtësin e Galatasaray Sacha Boey.
“Djajtë e Kuq” duan të bëjnë përforcime në aspektin defansiv dhe francezi është top prioritet, raporton “Fotospor”.
Man United thuhet se ka dërguar skautë të shumtë për ta vëzhguar lojtarin, që shkëlqeu në derbin ndaj Besiktasit muajin e kaluar.
Sidoqoftë, problemi i vetëm mund të jetë nëse Man United eliminohet nga Liga e Kampionëve dhe Galata avancon tutje.
Man United tashmë ka dy mbrojtës në këtë pozitë pasi Diogo Dalot rinovoi në verë derisa Aaron Wan-Bissaka ndodhet në negociata.