Gashi: Çdo përpjekje për votim në mënyrë arbitrare nga kryesuesi është antikushtetuese

Gashi: Çdo përpjekje për votim në mënyrë arbitrare nga kryesuesi është antikushtetuese

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar qartë se zgjedhja e kryetarit/es të Kuvendit bëhet me votim të hapur, sipas rregullores dhe praktikës së deritanishme.

Ai ka shkruar në “Facebook” se çdo ndryshim i kësaj procedure mund të ndodhë vetëm me mocion të posaçëm, të miratuar nga dy të tretat e deputetëve të pranishëm dhe që marrin pjesë në votim.

“Çdo përpjekje për të vendosur mënyrën e votimit në mënyrë arbitrare nga kryesuesi i seancës është jo vetëm e papranueshme, por edhe antikushtetuese dhe cenon parimet themelore të demokracisë”, ka shkruar Gashi.

Share This