
Limaj i bashkohet Dritës
Mesfushori Vesel Limaj edhe zyrtarisht është pjesë e Dritës.
Limaj, i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Malishevës, tashmë ka firmosur me kampionët në fuqi të Kosovës, skuadër kjo që do të përfaqësojë Kosovën në garën më të madhe evropiane, Ligën e Kampionëve.
FC Drita përmes një njoftimi, ka zyrtarizuar Limajn.
“Vesel Limaj është lojtari ynë më i ri. Kemi kënaqësinë të ju informojmë që kemi arritur të finalizojmë marrëveshjen me lojtarin kualitativ Vesel Limaj.
Limaj është prezantuar nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili pas shumë përpjekjeve edhe në të kaluarën, arriti që këtë herë ta sjell në skuadër një lojtarë siç është Veseli.
Veseli ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin me mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Limaj së fundmi ishte pjesë e FC Malisheva dhe luan në pozitën e mesfushorit dhe do të jetë një forcë shtesë për trajnerin Ramadani i cili do ta ketë në dispozicion lojtarin nga data 1 korrik”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.