Shtëpia e Bardhë: Administrata e Trump priste hakmarrje iraniane, presidenti nuk dëshiron përshkallëzim të mëtejshëm

Shtëpia e Bardhë: Administrata e Trump priste hakmarrje iraniane, presidenti nuk dëshiron përshkallëzim të mëtejshëm

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë i tha CNN se administrata Trump priste që Teherani të hakmerrej pas sulmeve të SHBA-së mbi objektet bërthamore të Iranit gjatë fundjavës, por se Presidenti Trump nuk dëshiron përshkallëzim të mëtejshëm ushtarak në rajon.

“Ne e dinim se ata do të hakmerreshin. Ata reaguan në mënyrë të ngjashme pas vrasjes së Soleimani,” tha zyrtari, duke iu referuar gjeneralit iranian Qasem Soleimani, i cili u vra nga amerikanët në një sulm ajror në vitin 2020, transmeton Ballkani.info.

Sipas vlerësimeve fillestare, raketat e lëshuara nga Irani të hënën nuk goditën objektivat e tyre. Ministria e Mbrojtjes e Katarit njoftoi se forcat e saj ajrore kishin kapur një sulm me raketa iraniane në një bazë amerikane në atë vend.

I njëjti zyrtar tha se Presidenti Trump është i gatshëm të rrisë praninë ushtarake amerikane nëse është e nevojshme. Trump ka planifikuar një takim me zyrtarë të sigurisë kombëtare për të hënën pasdite dhe ka mundësi që ai të ndryshojë qëndrim. /Ballkani.info/

Share This