Hegseth: ShBA nuk kërkon luftë, Irani ta dëgjojë Trumpin

Hegseth: ShBA nuk kërkon luftë, Irani ta dëgjojë Trumpin

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, në një konferencë për media tregoi se cilat pajisje ushtarake të shtetit u përdorën në sulmin ndaj Iranit.

Ai thotë se bombarduesit e fshehtë B-2 të Amerikës “hynë, dolën dhe u kthyen në vendet bërthamore të Iranit pa e ditur bota”, shkruan BBC.

Avionët e mëdhenj konsiderohen të jenë të vetmit avionë të aftë për të mbajtur armë që mund të godasin objektin më të sigurt bërthamor të Iranit, i cili është varrosur thellë nën tokë poshtë një mali.

“Sulmi përfshinte misionin më të gjatë të bombarduesve B-2 që nga viti 2001 dhe përdorimin e parë operativ të MOP – Massive Ordnance Penetrator”, tha Hegseth.

Ai përsërit pohimin e Trumpit se “SHBA nuk kërkon luftë”, por shtoi “ne do të veprojmë shpejt dhe me vendosmëri kur populli ynë, partnerët dhe interesat tona të kërcënohen”.

Share This