
Palmer tregon pse mori fanellën me numrin 10 te Chelsea
Sulmuesi i Chelseat, Cole Palmer, ka folur për herë të parë mbi vendimin e tij për të marrë fanellën me numrin 10 për sezonin e ri, një zgjedhje që ka tërhequr vëmendje të madhe mes tifozëve dhe analistëve.
Fanella me numrin 10 më parë ishte mbajtur nga Mykhailo Mudryk, i cili përballet me rrezikun e një ndalimi deri në katër vjet, pasi u akuzua nga Federata Angleze për një shkelje antidopingu, pas një testi pozitiv që daton nga viti i kaluar.
Palmer, i cili më parë kishte veshur fanellën me numrin 20, e mori fanellën e re përpara fillimit të Kupës së Botës për Klube, duke nxitur pyetje mbi arsyen e këtij ndryshimi të papritur.
Fanella me numrin 10 është një ndër më legjendaret në historinë e ‘Stamford Bridge’, pasi ishte veshur ndër vite nga emrat si: Jimmy Greaves, Peter Osgood, Mark Hughes, Joe Cole, Juan Mata, Eden Hazard, Ëillian dhe Christian Pulisic.
Duke folur për këtë zgjedhje, Palmer tregoi se gjithmonë ka pasur një lidhje të veçantë me këtë numër.
“Messi, padyshim, dhe Rooney – ata ishin frymëzimi im. Është një numër ikonik. E kam veshur fanellën me numrin 10 gjatë gjithë jetës time kur isha fëmijë dhe thjesht më pëlqen shumë”, ka thënë Palmer.
I pyetur nëse kishte folur me Mudryk pas ndryshimit të numrit, Palmer tha: “Nuk kam folur ende me Misha, por do ta bëj kur të vijë koha e duhur.”