Messi për CR7: E admiroj, rivaliteti ynë ishte vetëm në fushë

Messi për CR7: E admiroj, rivaliteti ynë ishte vetëm në fushë

Në një deklaratë që po bën jehonë në botën e futbollit, Lionel Messi ka folur për rivalin e tij të përjetshëm, Cristiano Ronaldon.

As-i argjentinase ka thënë se ka respekt të madh dhe se e admiron yllin portugez.

“Kam respekt dhe e admiroj Cristiano Ronaldon. Për karrierën që ka pasur dhe vazhdon të ketë. Ai ende po luan në nivele të larta,” u shpreh Messi.

Ai shtoi se rivaliteti mes tyre ka qenë gjithmonë profesional dhe brenda kufijve të fushës së lojës.

“Gara mes meje dhe atij ishte në fushë. Të dy kemi dashur gjithmonë të bëjmë më të mirën për skuadrën. Gjithçka qëndron në fushë”, ka pohuar Messi, i cili tashmë është pjesë e Inter Miamit.

Ai ka folur edhe marrëdhëniet e tij me portugezin jashtë fushës.

“Jashtë fushës, ne jemi dy djem normal. Ne nuk jemi shokë sepse nuk shpenzojmë kohë së bashku, por ne gjithmonë e kemi respektuar njëri-tjetrin”, ka përfunduar Messi.

Share This