
Baggio i dhuron Messit fanellën e tij të USA’94: Dhuratë e veçantë dhe kuptimplotë
Një takim me legjendën, ai që u zhvillua sot në kuadër të Kupës së Botës për Klube që po zhvillohet aktualisht në SHBA.
Roberto Baggio shkoi të vizitonte Leo Messin në kampin e Inter Miami-t, për t’i dhuruar një nga fanellat e veshura në Kupën e Botës, SHBA-1994.
“Çfarë vizite e mrekullueshme”, shkroi kampioni argjentinas përmes kanaleve të tij në rrjetet sociale.
“Faleminderit, Roberto, për këtë dhuratë të veçantë dhe kuptimplote dhe për bisedën e mrekullueshme që ndamë. Je një yll dhe një legjendë historike e futbollit. Do të jetë gjithmonë kënaqësi t’ju mirëpresim sa herë që të dëshironi të vini të na vizitoni!”.