Trepça në Vogoshqa për dy ndeshjet e Kupës Evropiane

Trepça në Vogoshqa për dy ndeshjet e Kupës Evropiane

Skuadra e Trepçës ka udhëtuar të enjten për në Vogoshqa të Bosnjë-Hercegovinës, ku do t’i zhvillojë dy ndeshjet e raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë.

Mitrovicasit do të përballet me skuadrën e Vogoshqës.

Ndeshja e parë luhet sonte prej orës 19:00, ndërsa e dyta të dielën prej orës 17:00.

Skuadrat janë pajtuar që dy ndeshjet të luhen në Bosnjë-Hercegovinë.

Mitrovicasit kanë udhëtuar me synimin për të dhënë më të mirën në kërkim të suksesit.

Vogoshqa ka pesë paraqitje në garat evropiane, dhe vlerësohet skuadër cilësore.

Trepça ka garuar dy herë deri më tani në kupa kontinentale dhe është në kërkim të suksesit të parë.

Kujtojmë se Trepça është fituese e Kupës së Kosovës.

Share This