Galatasaray këmbëngul për Calhanoglu, pozicioni i Interit është i qartë

Galatasaray këmbëngul për Calhanoglu, pozicioni i Interit është i qartë

Transferimi i mundshëm në Turqi i Hakan Calhanoglu tek Galatasaray po bëhet tema qendrore e merkatos në dalje tek Interi.

Gazetari turk Serhat Akın, një mik i lojtarit zikaltër, ka deklaruar se mesfushori është në bisedime me klubin e Stambollit:

“Hakan Calhanoglu më dërgoi një mesazh sot. Ai tha: ‘Jemi në bisedime me Galatasarayn. Ata më duan mua dhe unë i dua ata’”.

Babai i Calhanoglu, Huseyin, gjithashtu ndau një postim duke shkruar: “Shpresoj se do të vish te Galatasaray një ditë”.

Sipas raportimeve të mediave turke, agjenti i mesfushorit, Gordon Stipic, pritet në Stamboll për të vlerësuar situatën në lidhje me ofertën e mundshme ekonomike për lojtarin dhe për të kuptuar kufijtë e mundshëm të negociatave për të bindur Interin.

Për momentin, zikaltërit, për të cilët organizatori mbetet një lojtar qendror i projektit, nuk kanë marrë asnjë ofertë, por është e qartë se, në moshën 31 vjeç dhe në rast se lojtari do të kërkojë të kthehet në shtëpi, ata do ta vlerësojnë transferimin në varësi të një marrjeje prej jo më pak se 40 milionë. Galatasaray, nga ana tjetër, po mendon të mos shkojë përtej 25 milionëve.

Share This