
Distria Krasniqi, nënkampione e botës në xhudo
Distria Krasniqi ka pësuar humbje në finalen e Kampionatit Botëror në Budapest të Hungarisë, në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Xhudistja pejane u mposht në fazën përfundimtare të garës nga japonezja Uta Abe.
Krasniqi kishte siguruar finalen pasi e fitoi luftën gjysmëfinale kundër spanjolles Ariane Toro Soler.
Kjo është medalja e parë e argjendtë për xhudisten tonë në një Kampionat Botëror, pas dy medaljeve të bronzta të fituara më herët.
Mes shumë sukseseve të saj, Distria numëron edhe medaljen e artë olimpike të fituar më 2020 dhe atë të argjendtë në Lojërat Olimpike të vitit të kaluar.