Izraeli ka goditur, sonte gjatë natës, objektivat bërthamore dhe komandantët ushtarakë të Iranit në një sulm të madh, Irani i është përgjigjur duke lëshuarme rreth 100 dronë ndaj Izraelit.
Izraeli ka ndërmarrë një sulm të gjerë kundër Iranit, duke shënjestruar objektiva bërthamore dhe komandantë të lartë ushtarakë iranianë, njofton BBC.
Sipas zëdhënësit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), gjeneral brigade Effie Defrin, gjatë sulmit janë vrarë shefi i shtabit të ushtrisë iraniane, komandanti i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), si dhe komandanti i komandës së emergjencës iraniane.
Si përgjigje në këtë sulmi, Irani ka lëshuar rreth 100 dronë (UAV) drejt territorit izraelit. IDF ka bërë të ditur se janë duke punuar për t’i ndaluar dhe interceptuar këta dronë.
Në Izrael është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, për shkak të përshkallëzimit të situatës dhe kërcënimit të vazhdueshëm.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mohuar involvimin në sulmet izraelite mbi Iranin.
“Nuk ka pasur asnjë përfshirje apo ndihmë të SHBA-së në sulmet e kryera nga Izraeli në Iran”, deklaroi ekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.