
Haradinaj: Po duket se po shkojmë drejt zgjedhjeve
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj tha se shumica e deputetëve kanë të drejtë të bojkotojnë Kuvendin.
“Po duket që po shkojmë drejt zgjedhjeve, tash se kur do të marr epilog ta shohim. Edhe vendimi i Kushtetueses që pritet të dal shpejt pritet të jep një drejtim të caktuar. Është për keqardhje në çfarë situate jemi, por ky është realiteti e po i konvenon edhe qeverisë aktuale”, tha Haradinaj, raporton rtk.
Tutje deputeti i AAK-së tregoi se kishte munguar disa herë në seanca duke menduar që edhe një pjesë tjetër e deputetëve të opozitën do ta bojkotonin.
“Por, duke e parë se si po vijnë, po dalin e asgjë askujt. Po e humbin kohën kot e po e torturojnë popullin pa arsye në emër të një individi që nuk po ndërrohet si kandidat. Është pakuptim të mbahen peng 120 deputetë për një kandidaturë që është lehtë e zgjidhshme. Jam duke insistuar shumë t’i them deputetëve që e kemi humbur kuptimin të jemi pjesë e Kuvendit, përderisa 30 seanca nuk kemi bërë asnjë kontribut e ta arsyetojmë edhe pagën që e marrim”, deklaroi Haradinaj.