
Asllani, i zhgënjyer: Duhet një Shqipëri tjetër në shtator
Kristjan Asllani, i lodhur dhe i zhgënjyer nga barazimi i arritur në Riga përballë Letonisë, që ndërlikon pozicionin e kuqezinjve në klasifikim.
“Nuk ishte një pjesë e parë e mirë, sigurisht, nuk e di se çfarë ka ndodhur. Ishim me fat, sepse ata gabuan penallti dhe ne shënuam. Nuk mund të bësh kështu, sepse e dimë se çfarë ëndrre kemi. Kështu bëhet gjithçka e vështirë”.
“Jemi në vend të dytë, Serbia ka dy ndeshje më pak, në shtator duhet një Shqipëri tjetër. Në pjesën e parë u pozicionova më lart, por pësuam kundërsulme. Kështu trajneri na kërkoi të mbronim më shumë”.
“Kur të kthehemi duhet të punojmë më shumë, duhet të luajmë për të fituar ndeshjet. E ardhmja ime te Interi? Do shkoj në Botërorin e Klubeve, tani jam i lodhur edhe nga ndeshja, më pas do i shikojmë gjëtar dhe do flasim”.