
Dështon edhe përpjekja e 29-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës
Për herë të 29-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish sot nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati.
Nga deputetët që ishin në sallë, 53 votuan për, nuk pati asnjë votë kundër e asnjë abstenim.