Ukrainë, 5 persona vriten nga sulmet ruse

Ukrainë, 5 persona vriten nga sulmet ruse

Të paktën pesë persona, përfshirë një fëmijë 1-vjeçar, nënën dhe gjyshen e tij, u vranë të enjten në një sulm me dronë rus gjatë natës në qytetin verior të Ukrainës, Pryluky, thanë zyrtarët.

Gjashtë dronë goditën një zonë banimi në qytet pak para agimit, duke plagosur nëntë të tjerë, thonë autoritetet. Fëmija i vrarë ishte nipi i shefit të zjarrfikësve lokalë, tha ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko, raporton AP.

Sulmi erdhi vetëm disa orë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli në telefon me presidentin rus, Vladimir Putin.

Sipas Trump-it, Putin tha se Rusia do të hakmerret për sulmet e fuqishme me dronë nga ukrainasët në aeroportet ushtarake ruse të dielën. Përpjekjet diplomatike të udhëhequra nga SHBA-të për të ndaluar luftën më shumë se 3-vjeçare nuk kanë sjellë ndonjë përparim domethënës.

Share This