Basha për opozitën:Nuk e ngritën dorën asnjëherë, por pagën e majit e morën

Basha për opozitën:Nuk e ngritën dorën asnjëherë, por pagën e majit e morën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha tha se prej 18 herësh opozita po e bllokon procesin e themelimit të një komisioni, duke thënë se është me rëndësi që qytetarët ta kuptojnë se nuk po votohet për Haxhiun, por për një komision që do të mundësonte votim të fshehtë.

“Është e 18-ta herë edhe dorën në zemër komplet pagën e majin e kanë marr pa e ngritur dorën asnjëherë. Nëse thonë po vijmë kot, ata po vijnë në Kuvend, refuzojnë të marrin pjesë, cili është funksioni i një deputeti që vjen këtu e refuzon të marr pjesë në votim”, tha para gazetarëve ai, raporton rtk.

Sipas Bashës, Kosova nuk ka krizë, ka absurditet të bllokimit të Kuvendit.

“Qytetarët e dinë që Kuvendi ka pasur bllokadë në të kaluarën, por ka pasur një kauzë prapa. Ne kemi bllokuar duke tentuar të ndalim Gjykatën Speciale e ‘ Zajednicën’ , këta e kanë bllokuar për Albulenën. Të njëjtin që kanë pasur votë për ‘Zajednicën’ nuk kanë për Albulenën. Sikur ta kishin pasur zellin të kundërshtonin ‘Zajednicën’ e Gjykatën Speciale qysh e kanë për Albulenën unë besoj që Kosova do të ishte shumë më mirë sot. Për më tepër po e kundërshtojnë Albulenën e cila e ka kundërshtuar edhe Gjykatën Speciale edhe ‘Zajednicën’.

Share This