Çitaku: Seanca u kurdis për t’i akomoduar nevojat e deputetëve

Çitaku: Seanca u kurdis për t’i akomoduar nevojat e deputetëve

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku tha se, vendi është në krizë, ekonomia është në krizë e sipas saj, është momenti të mendohet për qytetarin më shumë se për vetveten.

Ajo tha se seanca e radhës e cila u caktua për nesër u kurdis për të akomoduar sipas saj, nevojat e deputetëve.

“Sot dështuam sërish të konstituojmë institucionet, vendi është në krizë, ekonomia është në krizë. Është momenti të mendojmë për qytetarin më shumë se për vetveten. Sot pati përpjekje dhe fatkeqësisht u kurdis seanca për të akomoduar nevojat e deputetëve e nuk po arrin të bëjnë marrëveshje për të mirën e qytetarëve”, tha pas dështimit të 26 për konstituimin e Kuvendit, Çitaku, raporton rtk.

Share This